
Kongresmeni amerikan Eliot Engel, i cili ndodhet per nje vizite ne Tirane, ka mbajtur para pak castesh nje fjalim ne Kuvendin e Shqiperise, ku ka falenderuar Shqiperine per mbeshtetjen qe i ka dhene Shteteve te Bashkuara.
Gjate fjales se tij, Engel, mbeshtetes i madh i kombit shqiptar, e ka vleresuar Shqiperine si vendin me mik te Amerikes.
“Shqiperia eshte vendi me pro-amerikan ne Evrope dhe ndoshta ne te gjithe planetin. Shoket me te mire qe Amerika ka ne bote jane shqiptaret. Mbeshtetja qe ju i keni treguar Amerikes gjate kesaj dekade te veshtire, me 11 shtatorin dhe lufterat ne Lindjen e Mesme, nuk do te harrohet kurre”, ka pohuar Engel, i cili ka ka vleresuar arritjet e Shqiperise qe u kurorezuan me anetaresimin ne NATO.
“Progreset tuaja jane mahnitese. Ju keni shume arritje per te cilat duhet te jeni krenare. Urime per anetaresimin ne NATO”, ka theksuar Engel.
Por zyrtari amerikan ka vleresuar se vendi ka ende shume sfida perpara. Ai ka nenvizuar se prioritet duhet t’i kushtohet luftes kunder krimit dhe korrupsionit, si dhe zgjedhjeve te 28 qershorit, te cilat sipas tij jane sfida me e madhe.
“Ka ende pune per t’u bere. Ju jeni nje vend qe po zhvillohet me shpejtesi, por perpara ka shume sfida. Duhet te vazhdoje lufta ndaj krimit dhe korrupsionit. Nga ana tjeter, zgjedhjet e 28 qershorit jane prova e radhes dhe zhvillimi i mire i tyre do te tregoje se Shqiperia eshte nje vend i pjekur”, ka shtuar Engel.
Top Channel