
Keshilli i Bashkimit Europian eshte i shqetesuar nga tentativat e deritanishme te qeverise per te mospranuar kreun e misionit vezhgues te ODIHR-it, Audrey Glover.
Edhe pse nuk ka patur nje kerkese zyrtare te qarte per kete ceshtje nga autoritetet shqiptare, diplomatet europiane verejne me shqetesim sjelljen e qeverise ndaj ambasadores britanike Glover, e cila mori kete detyre nje jave me pare.
“Shprehim shqetesimin tone pas informatave se autoritetet shqiptare kane bere perpjekje per zevendesimin e kreut te misionit te emeruar nga ODIHR”, shpjegoi nje zyrtar i larte i BE-se, duke argumentuar se te tilla emerime behen gjithnje pa pyetur vendin prites dhe as ndonje organizate tjeter.
“Emerimi i ambasadores Glover eshte i prere dhe ky parim mbeshtetet nga BE. Nese ajo do te zevendesohej, atehere cdo vend tjeter do te kerkonte te emeronte misionet vezhguese”, tha ai.
Po keshtu diplomati europian tregoi se ambasadorja Glover nuk eshte pritur nga kryeministri Berisha dhe nga ministri i Jashtem Basha, te cilet kane kerkuar pranine e ketij misioni ne Shqiperi.
Diplomati europian tha se “kundershtimi i autoriteteve shqiptare per shkak se ambasadorja Glover ka qene ne krye te ODIHR-it ne vitin 1996, kohe kur kjo organizate vleresoi se zgjedhjet ne Shqiperi ishin manipuluar, perben sinjal negativ per zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare te qershorit”.
Duke marre parasysh rendesine e raportit te vezhguesve, zyrtari i BE-se shpjegoi se “nje raport kritik rrezikon pergjigjen pozitive te BE-se ndaj aplikimit te Shqiperise per statusin e kandidatit, por edhe aspiratat e vendit per drejtimin e OSBE-se ne vitin 2012”.
Keshilli Europian po vezhgon nga afer situaten dhe ne ditet ne vijim pritet te reagoje dhe ne forme zyrtare nese qendrimi i autoriteteve shqiptare nuk ndryshon.
Top Channel