“Fiks Fare”, 500 euro per te dale nga burgu

11/05/2009 20:05

Sa e lehte eshte te marresh nje leje per nje te burgosur? Sonte emisioni investigativ “Fiks Fare” do te denoncoje menyren korruptive dhe skandaloze, se si me 500 euro, mund te nxjerresh kedo nga burgu, per nje leje disa ditore.

Gazetaret e “Fiks Fare” kane kontaktuar me sekserin e drejtorit te burgut te Rrogozhines, qe qellon te jete edhe vellai i drejtorit.

Pas pageses se rryshfetit, i denuari lejohet menjehere te dale nga burgu, pa asnje lloj kontrolli ose masash sigurie.

Ky eshte nje nder skandalet me te medha te regjistruara nga kamerat e “Fiks Fare”.

Top Channel