Vrasja e kambistit, ndalohen tre te dyshuar

10/05/2009 11:10

Policia e Durresit ka ndaluar tre persona te cilet mendohet se kane marre pjese ne ekzekutimin e kambistit Agush Hyzoti.

Pa kaluar ende 24 ore nga ngjarja qe tronditi qytetin bregdetar, uniformat blu kane zbuluar autoret e krimit pasi analizuan provat e gjetura.

Keshtu, sipas policise, gjetja e armes se krimit dhe motori qe u perdor per kete atentat, kane cuar ne prangosjen e 3 personave te dyshuar, emrat e te cileve nuk behen te ditur.

Gjithashtu, policia thekson se dy prej 3 te ndaluarve e kane pranuar autoresine dhe pritet qe shume shpejt te njihen me masen e sigurise nga gjykata.

Top Channel