Ish te perndjekurit ndahen ne dy kampe

10/05/2009 09:40

Ish te perndjekurit politike hakmerren ndaj qeverise “Berisha” duke tradhtuar per here te pare besimin e verber per Partine Demokratike.

Premtimi i selise blu ne zgjedhjet e 3 korrikut 2005 ishte demshperblimi i ish te perndjekurve politike, por qe pas kater vitesh pushtet PD-ja ndeshet ne mjaft kontestime nga kjo kategori.

Ceshtja ka percare ne dy kampe kete shtrese, e cila per 18 vjet me radhe i ka mbajtur syte dhe shpresat nga Partia Demokratike. “Do te demshperblejme ish te denuarit politike te diktatures me famekeqe sapo te vijme ne pushtet”. Kjo ishte parulla me te cilen kryetari i PD-se iu drejtua kesaj shtrese ne kembim te votes para zgjedhjeve te 3 korrikut kater vjet me pare. Ne fund te mandatit te pare qeverises, kjo kategori eshte ndare ne dy drejtime, ku nje pjese premton voten pro mazhorances aktuale dhe tjera nuk ngurron te tregoje pakenaqesite, duke kercenuar me voten kunder. Nisma e qeverise per ligjin e “lustracionit” ka mbetur peng, duke deshmuar se ende kjo ceshtje nuk eshte zgjedhur.

Kreu i Shoqates se te Perndjekurve, Kurt Kola, tregon arsyet e divorcit me Partine Demokratike dhe marreveshjen e re me “Polin e Lirise”. Sipas tij, demokratet premtuan demshperblimin, por procesi eshte shume i komplikuar dhe demshperblimi eshte bere duke selektuar njerez ne baze te preferencave. Nje pjese e kesaj shtrese e konsiderojne menyren e ndarjes se parave per ish te perndjekurit si teper abuzive, duke e favorizuar nje pjese ne baze te preferencave. Ky grupim i eshte bashkuar “Polit te Lirise” dhe vota e ish te perndjekurve do te jete per here te pare kunder Partise Demokratike. “Ne jemi pjese e ‘Polit te Lirise‘”, u shpreh Kola, i cili pak jave me pare nenshkroi edhe marreveshjen paraelektorale me Partine Demokristiane per zgjedhjet e 28 qershorit.

Ne vitin 2005, Partia Demokratike premtoi demshperblimin e ish te denuarve politike. Ligji u aprovua nga Parlamenti me 2 dhjetor te vitit 2007 dhe u dekretua nga Presidenti i Republikes me 18 dhjetor 2007. Qe nga ky moment, ish te burgosurit, familjaret e te pushkatuarve nga viti 1945-1954 qe perfshiheshin ne ligj per t‘u demshperblyer filluan aplikimin, duke paraqitur dosjet e tyre prane Ministrise se Drejtesise. 2000 leke te reja eshte vlera e nje dite burgu per ish te denuarit dhe per te pushkatuarit.

Te internuarit nga viti 1945-1954 perfitojne ne baze te vendimit te 2 dhjetorit 2007 vetem 1 mije leke te reja per nje dite denimi. Afati kohor i dorezimit te dokumenteve ishte nje vit. Per te pushkatuarit pa gjyq, Parlamenti firmosi nje tjeter pike ne favor te tyre dhe Presidenti e dekretoi me 10 prill te 2009-es. “U njohen dhe u moren ne konsiderate kerkesat e kesaj kategorie”, tha Simon Miraka, drejtori i pergjithshem i Institutit te ish te Perndjekurve Politike, i cili pozicionohet ne krahun e qeverise lidhur me ate cka eshte premtuar gjate ketij katervjecari.

Top Channel