
Cmimet bien ne kohen kur shqiptaret nuk kane para per te shpenzuar. Ndikuar kryesisht edhe nga mallrat e importit, pjesa derrmuese e te cilave kane pesuar renie te forte, inflacioni ne muajin prill shikon nivelin me te ulet historik, duke regjistruar 1.9 per qind. Instituti i Statistikave paraqiti dje situaten me cmimet e mallrave te konsumit dhe ndikimet qe kane ne totalin e Indeksit.
Indeksi i Cmimeve te Konsumit ne muajin prill 2009 arriti 103.9 per qind kundrejt muajit dhjetor 2007, duke shenuar nje ulje prej 0.1 perqindesh krahasuar me muajin e meparshem. Sipas INSTAT-it, ndryshimi vjetor ne muajin prill eshte 1.9 per qind.
Nje vit me pare, ky ndryshim ishte 4.4 per qind. Edhe pse Banka e Shqiperise po perpiqet te mbaje nje nivel mbi 2 per qind, situata me cmimet e mallrave te importit dhe renia e kerkeses ka krijuar kushte per ulje te inflacionit. Konkretisht, indeksi i grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” shenoi nje ulje prej 0.2 perqindesh, me nje ndikim prej – 0.1 perqindesh ne totalin e ndryshimit mujor.
Brenda ketij grupi ulja me e madhe prej 3 perqindesh verehet ne nengrupin “Zarzavate perfshire patatet”. Ketu mund te permendim uljen e cmimit te kastraveceve me 35.2 per qind, patellxhaneve me 16.3 per qind, qepeve te njoma me 7.3 per qind, specave me 2.7 per qind, preshit me 2.6 per qind, etj. Nderkaq, indeksi ne nengrupin “fruta” shenoi nje rritje prej 4.5 perqindesh, ku mund te permendim rritjen e cmimit te portokalleve me 7.3 per qind, dardheve me 5.9 per qind, molleve me 3.4 per qind, bananeve me 3.2 per qind, etj.
Gjate prillit, cmimet jane ulur edhe ne disa nengrupe te tjera te grupit te ushqimeve, ku mund te vecojme uljet ne nengrupet “buke e drithera” 1.3 per qind, “peshk” 0.3 per qind, “sheqer dhe recelra” 0.3 per qind, “vajra dhe yndyrna” 0.8 per qind. Ulje ka pasur edhe ne grupin “Veshje dhe kepuce”, me rreth 0.1 per qind, brenda te cilit cmimet e veshjeve u ulen me 0.2 per qind dhe cmimet e kepuceve u rriten me 0.1 per qind.
Indeksi i grupit “Transport” shenoi nje rritje prej 0.5 perqindesh, si rrjedhoje e ndryshimit te cmimeve te karburantit. Gjate muajit prill, cmimi i naftes shenoi nje rritje prej 3 per qind, dhe cmimi i benzines 1.7 per qind. Indeksi i grupit “Shendeti” shenoi nje ulje prej 0.3 perqindesh, ku mund te permendim uljen e cmimeve te medikamenteve me 0.4 per qind.
Top Channel