BBA, Mimoza dhe Anjeza perfundojne aventuren

10/05/2009 08:30

Nata e spektaklit te se shtunes ka qene e mbushur plot emocione. Dritherima nga surprizat e medha, por edhe dritherima gare. Nata e mbremshme ka percaktuar edhe finalistet e edicionit te dyte te “Big Brother”.

 Adela, Adi, Bjordi, Qetsori dhe Arjani vazhdojne lojen edhe kete jave te fundit. Mimoza ka qene e para qe ka lene shtepine, ndersa nga nje eliminim i dyte eshte larguar edhe Anjeza. Gara ka arritur kulmin. Tashme pese banoret “luftojne” per çmimin e madh prej 70 000 eurosh. A mund ta percaktoje nje jave fatin e fituesit? Mbetet gjithçka per t‘u pare.

Bjordi, surprize nga i ati

Bjordi ishte nje personazh qe terhoqi qe ne fillim vemendjen e publikut. Se pari, sepse vinte ne kete “reality show” si nje i ri me origjine shqiptare, por i rritur ne Itali. Se dyti, edhe per historine personale te jetes. Ai nuk e ka njohur kurre te atin. E ema, Antoneta, ka marre rolin e tij dhe Bjordi e ka diskutuar kete edhe me banoret brenda shtepise. Fale ketij spektakli te madh, i ati e ka pare pas shume vitesh dhe e ka njohur te birin. Letra e pare qe i dergoi Bjordit ishin edhe fjalet e para qe ai mori nga i ati. Kur i gjithe ky spektakel eshte afer fundit, ai ka preferuar t‘i beje nje tjeter surprize Bjordit. Pas letres, i ka bere nje telefonate. Ndersa banoret e tjere kane shkuar ne dhomen e gjumit, Bjordi ka folur me te atin. Ndersa i fliste per here te pare pas 19 vjetesh, i ati i ka kerkuar falje publike. Per disa minuta ai ka kujtuar edhe çaste te femijerise se hershme te Bjordit. Pasi telefonata ka mbaruar, Bjordi eshte shprehur se ndihej i lumtur dhe shpresonte qe te mos e kishte zhgenjyer te atin.

Largohet Mimoza

Gjate gjithe javes banoret e kane diskutuar shume eliminimin gjate spektaklit te se shtunes. Treshja Mimoza, Adela dhe Qetsori jane konsideruar si konkurrente te forte. Publiku zgjodhi qe mes tre te kandiduarve te largohej Mimoza. Gjate bisedes ne studio Mimoza ka thene se do te donte qe “Big Brother”-in ta fitonte Qetsori, ndonese me perpara kishte menduar per Adelen.

Eliminimi i dyfishte

Arbana lajmeron se do te kete nje eliminim te dyfishte. Banoret do te nominojne per te fundit here. Ashtu siç edhe pritej, me te votuarit per te shkuar ne nominim kane qene dy banoret me te rinj, Anjeza dhe Ari, perkatesisht me 4 vota secili. Televotimi eshte hapur vetem pak minuta dhe me vullnet te publikut, Anjeza ka qene e eliminuara e dyte e nates se mbremshme.

Nenat brenda ne shtepi

Ka qene nje surprize krejt e veçante nga gjithe te tjerat. Nese gjate javeve te spektaklit, baballaret e banoreve kane qene protagoniste per vete ndikimin ne jeten e banoreve te tyre (Aida, Anjeza dhe Qetsori nuk i kane baballaret), “Vellai i Madh” ka pasur nje ide krejt origjinale. Brenda shtepise jane futur nenat e konkurrenteve. Nje surprize e tille as qe eshte pritur nga banoret, por njekohesisht ka habitur edhe publikun qe e ka ndjekur pergjate javeve te spektaklit. Ne kete jave te fundit, e cila do te kurorezoje nje fitues, “Vellai i Madh” u ka bere dhuraten me te madhe. Nenat do te rrine pak dite brenda shtepise, duke u bere keshtu pjese e kesaj eksperience te jashtezakonshme. Nje dhome e posaçme brenda shtepise eshte pershtatur per to.

Top Channel