Suedi, bebes i refuzohet emri Q

09/05/2009 10:50

Autoritetet suedeze te drejtesise kane refuzuar deshiren e dy prinderve per ta quajtur Q femijen e tyre te porsalindur.

Megjithate, cifti nuk eshte dorezuar dhe ka vendosur qe ta apeloje vendimin ne Gjykaten e Larte. Ata pretendojne se kane te drejte ta quajne femijen me emrin qe deshirojne. Emri i perzgjedhur, Q, eshte frymezuar nga personazhi i filmit Agjenti 007, James Bond. Q quhet shpikesi i armeve dhe pajisjeve te tjera, qe perdor agjenti sekret.

Ne muajin janar Gjykata e Apelit ne Sundsvall hodhi poshte kerkesen e prinderve, duke thene se nje emer i tille ishte i papershtatshem.

Prinderit e femijes thone se edhe pse emri i zgjedhur prej tyre mund te duket i cuditshem, ai nuk ka ndryshim nga shume emra te tjere, qe jane pranuar nga drejtesia suedeze, si C:Son, Barbapapà, Elvis, apo Metallica.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA