
157 studentet e bllokuar ne Trieste pritet te kthehen te dielen ne mesdite ne Durres.
Autoritetet italiane nuk kane lejuar hyrjen e tyre ne port, nderkohe qe perfaqesues te konsullates shqiptare jane vene ne kontakt me te gjitha palet per te gjetur nje zgjidhje te shpejte.
Policia portuale e Triestes konfirmoi per Top Channel se sinjalizimi i ka mberritur nga pala hungareze, ndersa anija ishte ne lundrim drejt Italise.
“Praktikisht – deklaroi drejtuesi i kesaj pike kufitare detare – u gjendem ne pozite te detyruar, vizat “Shengen” te marra nga grupi i studenteve kishin humbur vleren para se ata te mberrinin ne Itali”.
Gjate intervistimit individual te studenteve disa kishin dhene si destinacion Spanjen apo vende te tjera e kjo ka shtuar dyshimet mbi ta”, shtoi ai.
Rasti eshte ndjekur edhe nga perfaqesia jone diplomatike ne Itali. Pervec kontakteve te vazhdueshme te ambasades se Romes, nje nga konsujt shqiptare te Milanos ka shkuar ne Triste per te ndjekur nga afer gjendjen, e cila gjithsesi duket se nuk mund te kete zgjidhje tjeter vecse kthimin e studenteve ne Shqiperi.
Top Channel