PBDNj, “ngerc” i koalicioneve

09/05/2009 15:35

Partia e Bashkimit te te Drejtave te Njeriut mbledh kongresin elektoral, nga ku, kryetari Vangjel Dule prezantoi disa orientime kryesore te fushates zgjedhore dhe te programit elektoral.

Pavaresisht nga masiviteti dhe rendesia e ketij kongresi per PBDNj-ne, ai nuk mori vendim per pjesemarrjen ne ndonje koalicion duke e lene kete ceshtje per disa dite me vone. Kryetari Dule, partia e te cilit ben pjese ne koalicionin qeverises ishte shume kritik ndaj situates ne vend dhe tha se ka ende nevoje per reforma te thella si disa sektore si arsimi, ceshtjet sociale dhe ekonomike dhe trajtimi i minoriteteve.

“Integrimi ne NATO dhe vete arritja ne Aleance u perdor si slogan demagogjik, me shume se si arritje e te gjithe shqiptareve”, u shpreh Dule.

Nje nga ceshtjet me rendesi per partise PBDNj-se eshte dhe vota emigraneteve. Zoti Dule kerkoi me force gjate hartimit te kodit zgjedhor t’u krijohej mundesi emigranteve te votonin, gje qe nuk ndodhi.

“Qeveria ne te cilen ne kontribuojme u angazhua se ne zgjedhjet e kesaj radhe emigranteve do t’u garantohej e drejta e votes. Edhe ne kete sektor te politikes mbizoteron sllogani dhe spekullimi”, u shpreh Dule.

PBDNj ka vendosur te deklaroje se cilit koalicion do t’i bashkohet me daten 13 maj qe eshte dhe kufiri i fundit kohor per deklarimin e koalicioneve. Me shume se nje mungese qartesie dhe vendosmerie ne kete drejtim mbetet dhe fakti se sistemi i ri zgjedhor percakton se partite pjesemarrese ne koalicion jane me shume te favorizuara se partite qe dalin vetem ne zgjedhje, cka i ben te pamundur PBDNj-se qe te ndjeke traditen e meparshme; pavaresisht se me ke radhitej para zgjedhjeve, pas tyre ajo e kishte te garantuar vendin ne qeveri.

Tani gara e forte mes dy kampeve qofte dhe per nje vote dhe sistemi i ri, do detyrojne Dulen dhe partine tij te marre nje vendim, ku te nderthuren logjika aritmetike, por edhe morali politik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA