Meta rikthehet te fasonistet

09/05/2009 16:00

Kryetari i Levizjes Socialiste, Ilir Meta gjate nje takimi me bizneset rieksportuese qe punojne me material te gatshem, i ka kerkuar qeverise te ndermarre nje sere lehtesirash fiskale per te ndihmuar kete sektor, qe sipas tij ndodhet ne krize.

“Do te heqim tatimin mbi fitimin deri ne dhjetor te vitit 2010;do te subvencionojme sigurimet shoqerore ne masen 50 perqind deri ne fund te vitit 2011; do te heqim TVSH-ne per makinerite dhe pajisjet”, premtoi Meta.

Fasonistet mendojne se sektori i tyre eshte mjaft i rendesishem per ekonomine kombetare ndaj, ndaj si i tille duhet te shihet me perparesi.

“Behet fjale per 50 milione euro dhe per mbi 100 mije vende pune per individe qe nuk gjejme asnje pune tjeter nese nuk punesohen ne kete sektor”, u shpreh Alban Zusi, drejtor i pergjithshem i “Poseidon”.

Perfaqesuesit e bizneseve te fasonit thone se si rezultat i krizes ata kane shkurtuar mbi 10 mije vende pune dhe se jane mbyllur me dhjetera biznese.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA