Kryeministri i Greqise, Kostas Karamanlis ka bere sot nje deklarate te forte lidhur me kontestin e emrit me Maqedonine.

Nga Selaniku, kryeqytet i provinces se Maqedonise, qe mban emer te njejte me vendin fqinj, Karamanlis ka theksuar se historia nuk mund te shkruhet nga fillimi.

“Te gjithe ne, si maqedonas krenare e thami hapur se historia nuk mund te shkruhet perseri”, ka pohuar Karamanlis.

Ai ka theksuar se emri “Maqedoni” i perket vetem provinces greke dhe askujt tjeter.

“Perspektiva euro-atlantike e fqinjit tone varet nga gjetja e nje zgjidhjeje te pranueshme per te dyja palet”, ka shtuar Karamanlis.

Top Channel