Fullani: Publiku te njihet me politikat e BSH

09/05/2009 16:50

Ne Gjirokaster u zhvillua konkursi midis nxenesve te shkollave te mesme “Vlera e Vertete e Parase”.

Ky konkurs eshte nje iniciative e Bankes se Shqiperise nepermjet te ciles synohet qe te rinjte te mesojne e thellojne njohurite e tyre mbi Banken Qendrore dhe politiken e saj monetare, nepermjet nje menyre argetuese.

I zhvilluar per here te pare gjate vitit shkollor 2007-2008, kete vit ai eshte shtrire ne 5 rrethe te vendit.

Ne pergjigje te interesimit te te pranishmeve, guvernatori i Bankes se Shqiperise Ardian Fullani, shpjegoi rendesine e programeve te edukimit te publikut, te ideuara dhe te zbatuara nga Banka e Shqiperise 4 vitet e fundit.

“Sa me shume njohuri te kete publiku, aq me shume do te rritet kerkesa e tij per produkte e sherbime. Rritja e kerkeses publike do te shtyje institucionet financiare te permiresojne e zgjerojne sherbimet e tyre, te krijojne e hedhin ne treg produkte te reja e te kerkojne instrumente te reja per realizimin e tyre”, eshte shprehur Fullani.

Top Channel