Fale miqve te shumte nderkombetare dhe angazhimit te institucioneve te Kosoves, ish-kryeministri kosovar Agim Ceku i shpetoi arrestimit nga organizata nderkombetare e policise INTERPOL.  (UPDATE)

Pengimin e punes se tij ne Kolumbi, per te cilen ishte thirrur nga vete qeveria e ketij shteti, Ceku e quajti tendence te Serbise per te demtuar imazhin e Kosoves para opinionit nderkombetar.

“Keto flete-arreste qe jane per mua dhe shume qytetare te tjere jane invalide. Serbia nuk ka autoritet mbi qytetaret e Kosoves”, ka deklaruar Ceku.

Vet Ceku kerkon nga institucionet pergjegjese te sqarohen me INTERPOL-in ne lidhje me flete-arrestet qe here pas here aktiviziohen nga Serbia.

Kjo, pasi sipas Cekut tani per tani qytetaret e Kosoves, e sidomos emrat qe figurojne ne listat e INTERPOL-it, nuk mund te bejne levizje te lire.

“Me siguri qe do te jem shume i kujdesshem dhe i pergjegjshem, jo nga frika se do te ekstradohem ne Serbi, por nga halli se shqetesohet familja dhe qytetaret”, ka pohuar Ceku.

Ne lidhje me rastin e ish-kryeministrit Agim Ceku, mesohet se pasi INTERPOL-i ka suspenduar flete-arrestin ne vitin 2006, Serbia e ka aktviziuar ate me 13 shkurt te ketij viti.

Autoritetet shteterore presin qe INTERPOL-i te mos i marre parasysh kerkesat e herepashershme te Serbise per arrestimin e qytetareve te Kosoves.

Top Channel