Ministria kosovare e Brendshme, permes nje letre zyrtare i ka kerkuar INTERPOL-it qe te mos marre parasysh urdher-arrestet e Serbise per shtetasit kosovare.

Ky veprim i Prishtines zyrtare erdhi pas debimit qe autoritetet kolumbiane i bene ish-kryeministrit Kosovar, Agim Ceku, i cili ndodhej per nje vizite ne Kartagjene.

“Sot i kam adresuar nje leter INTERPOL-it, te cilit i kam kerkuar qe te mos marre parasysh kerkesa te tilla te shtetit serb, te cilat jane politikisht te motivuara, si dhe kam kerkuar nje bashkepunim te ngushte me policine e Kosoves, e cila eshte pergjegjese per gjithcka qe ndodh ne territorin tone”, ka deklaruar ministri i Brendshem, Zenun Pajaziti.

Top Channel