Minatoret e Kombinatit “Trepca” ne Mitrovice, kane hyre ne greve urie. Greva ka filluar per shkak te mospermbushjes se kerkesave elementare te punes, nga ana e Institucioneve te Kosoves.

Rreth 200 minatore po qendrojne ne horiziontin e dhjete te minieres. Nderkohe qe nga zyrtaret ende nuk behet asgje e ditur.

Disa nga minatoret thone se, arsyeja e greves eshte mosrealizimi i pageses, sistematizimi i vendeve te punes dhe permiresimit te kushteve te punes.

“Kerkojme sistematizim te vendeve te punes dhe permiresim te kushteve”, eshte shprehur Veli Fejzullahu, minator i Trepces.

Minatoret kercenojne se,  nuk do te arrijne asnje marreveshje me drejtuesit, pa u plotesuar kerkesat e tyre.

Vitin e kaluar eshte arritur nje marreveshje per plotesimin e ketyre kushteve ndermjet ministres se Energjise dhe Minierave, Justina Shiroka-Pula dhe punetoreve, por kjo marreveshje asnjehere nuk eshte zbatur.

Top Channel