Termet ne Austri, nuk ka viktima
08/05/2009 16:00
Nje termet 4,6 grade te shkalles Rihter eshte regjistruar ne Muerzzuschlag te Austrise.
Lekundjet jane ndier edhe ne rajone te tjera, perfshire edhe kryeqytetin Vjene. Sipas informacioneve, nga termeti jane shenuar vetem deme te vogla materiale dhe asnje person nuk eshte lenduar.
Ekspertet sizmiologe thone se lekundje te tilla perseriten cdo 3-5 vjet ne Austri. Zona mes luginave Mur dhe Muerz eshte e njohur per termete te te njejtit intensitet qe prej vitit 1984.
Top Channel