Familja Rajkovic nga Ferizaj, per 10 vite me radhe jeton si refugjate ne nje shtepi me qera ne Cagllavice.

Per dallim nga shume serbe, kryefamiljari shpjegon ne gjuhen shqipe per veshtiresite dhe jeten e tij ne Kosove.

“Ne nuk ndjejme ndryshime, sepse jetojme ne nje jete iluzore”, deklaron Miroslav Rajkovic.

Ai kritikon bashkesine nderkombetare dhe ate vendase, qe sipas tij, deri tani nuk eshte arritur pajtimi mes shqiptareve dhe serbeve.

“10 vjet pas luftes nuk kane mundur te na pajtojne dhe nuk kemi perzjerje me popullsine shqiptare”, thote Miroslav.

Familja Rajkovic shpreson qe t’i mundesohet kthimi ne pronen e tyre ne Ferizaj.

Ankesa te ngjashme shpreh edhe nje banore tjeter e Cagllavices. “Jemi katundare te munduar. Kur ka para mire. Kur nuk ka po e shtyjme disi. Jetoj vetem me 40 euro pension”, shprehet Olivere Zivic.

Dite me pare, kryeministri Hashim Thaci iu ka bere thirrje te gjithe te zhvendosurve qe te kthehen ne shtepite e tyre.

Top Channel