Jordani, Papa: Dialog me hebrejte e myslimanet

08/05/2009 14:40

“Te vazhdoje dialogu me hebrejte dhe myslimanet”. Kete ka deklaruar Papa Benedikti XVI, me te mberritur ne fjalimin e tij ne aeroportin e Amanit ne Jordani.

Ati i Shenjte tha se mbrojtja e lirise fetare dhe te drejtave te njeriut eshte po aq e rendesishme edhe ne Lindjen e Mesme sa ne pjesen tjeter te botes. Papa vleresoi perpjekjet e Jordanise per gjetjen e nje zgjidhjeje te konfliktit izraelito-palestinez.

Papa tha se dialogu me hebrejte pavaresisht keqkuptimeve, duhet te vazhdoje dhe ky progres mund te ndihmoje ne arritjen e paqes. Papa nxiti te krishteret qe jetojne ne token e shenjte dhe ne Lindjen e Mesme te qendrojne te tokat e tyre.

Ai shtoi se ata jene pjese e rendesishme e ketyre vendeve. “Shpresoj qe te krishteret te inkurajohen per te qendruar ne vendet e tyre dhe te japin kontributin per paqen”. Nderkohe, Izraeli ka kerkuar qe Papa ta denoje mohuesit e Holokaustit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA