Bosnje, EUFOR, ne kerkim te ish-gjeneralit Mlladic

08/05/2009 11:15

Trupat e EUFOR-it kryen mengjesin e sotem nje tjeter operacion kerkimi per kapjen e kriminelit te luftes, te shumekerkuar nga Gjykata e Hages, Ratko Mlladic.

Kerkimet u perqendruam ne shtepite e dy personave ne verilindje te Bosnjes. Sipas EUFOR-it, operacioni eshte pjese e nje serie kontrollesh ne banesat e personave qe dyshohet se ndihmojne ish-gjeneralin te fshihet.

Bastisjet u kryen ne shtepite e Rajko dhe Radoslav Banduka, ne qytezen Bijeljina. Rajko Banduka eshte ish-ushtarak dhe bashkepunetor i te akuzuarit. Nuk ka informacione per rezultatet e kerkimit.

Mlladic akuzohet si ideatori i masakres se vitit 1995 ne Srebrenice, ku gjeten vdekjen 8 mije myslimane dhe per rrethimin e armatosur te kryeqytetit boshnjak, Sarajeve gjate luftes se viteve 1992-95.

Top Channel