Valentina Demaj, nga Stublla e Eperme, nuk ka vdekur nga gripi i derrave dhe kjo tregon se ne Kosove nuk ka deshmi se ka te infektuar nga ky virus.

Kjo eshte bere e ditur nga autoritetet shendesore te Kosoves, pas analizes se trete te bere ne Londer. Kete informacion per mediat ne Kosove e ka konfirmuar edhe ministri i Shendetesise, Alush Gashi.

Rezultati zyrtar i analizave nga Londra pritet te arrije gjate diteve te ardhshme.

Top Channel