
Mbledhja e perjavshme e qeverise u mbajt ne mbremjen e djeshme, e kushtezuar, sic tha vete kryeministri, nga oraret e fushates zgjedhore.
Kreu i qeverise parlajmeroi kabinetin se mbledhjet e ardhshme mund te mbahen edhe pas ores 8 te mbremjes.
Por, pavaresisht angazhimit te ministrave ne kete fushate, kryeministri siguroi se qeveria dhe administrata po punojne ne kapacitet te plote.
Ne listen e vendimeve te miratuara ne kete mbledhje figuron vendimi “per mbrojtjen e vecante personale te familjes dhe prones se gjyqtareve”, qe synon mbrojtjen e plote nga shteti te gjyqtareve te Gjykates se Krimeve te Renda.
Qeveria miratoi edhe vendimin per kuadrin makroekonomik dhe te treguesve makroekonomike fiskale, te rishikuar, per periudhen 2010-2013.
Ne kete pike, kryeministri deklaroi se “te ardhurat kater mujore jane rreth 10 perqind me te larta sesa te vitit te kaluar”.
Qeveria miratoi edhe marreveshjen e huase mes Republikes se Shqiperise dhe BERZH-it per financimin e projektit te zhvillimit te rrugeve ne bashkine e Tiranes.
Ky vendim i hap rruge financimit nga Banka Europiane te projektit te rikonstruksionit dhe zgjerimit te ures se Lanes prane shkolles teknologjike, si dhe ndertimin e Qendres se Kontrollit prane Bashkise se Tiranes.
Top Channel