
Piloti brazilian Felipe Massa ka folur per mosmarreveshjet mes skuderive dhe Federates Nderkombetare te Automobilizmit.
Nga pista e Katalonjes ku kete fundjave do garohet per aktin e peste te ketij sezoni, piloti brazilian ka preferuar te pergjigjet me sportivitet ne lidhje me kete ceshtje. “Une jam per me shume Formula 1 dhe per me pak politike. Gjithashtu jam per luften mes piloteve dhe kenaqesine e publikut. Nese duhet te pakesojme kostot le ta bejme”, thekson nenkamioni i botes, i cili nuk preferon te flase per difuzoret e rinj apo rimodifikimin e makines F60.
Ne vijim ai ka pohuar se mes Ferrarit dhe FIA-s po zhvillohet nje lufte e madhe dhe nuk mund ta komentoje kete situate. Ne fund ai ka pranuar te beje nje parashikim, duke theksuar se kokekuqja nuk synon fitoren ne Barcelone edhe pse makina do jete me kompetitive.
Top Channel