Karamanlis: Te parandalojme renien e turizmit

07/05/2009 09:30

Duke pare se kriza ekonomike thellohet,por cmimet jo vetem qe nuk bien ,por ngrihen akoma edhe me shume, ka qene vete kryeministri Kostas Karamanlis qe u ka bere thirrje biznesmeneve greke te sektorit te turizmit t’i japin me shume rendesi situates duke ulur cmimet,per te rritur klientelen e hoteleve te tyre dhe per t’i bere ato me konkuruese.

“Ne nje periudhe te krizes ekonomike mbare boterore eshte ne interes te atyre qe punojne me turizmin ti japin me shume prioritet uljes se cmimeve”, u shpreh Karamanlis.

Muajt qe vijne jane decizive dhe renia e turizmit,i cili eshte industria e rende e Greqise,do te kete pasoja negative edhe per sektoret e tjere qe lidhen me te, ka deklaruar ai ne nje mbledhje me perfaqesuesit e turizmit, duke ju bere thirje per ta shnderruar krizen ekonomike ne nje shans kombetar dhe per te thithur jo vetem turistet e huaj,por vete greket te cilet shpeshhere perballe cmimeve te larta, zgjedhin te kalojne pushimet, ne destinacionet turistike jashte Greqise te cilat ofrojne cmime teper joshese.

 “Edhe per greket qe zgjedhin te “gezojne” Greqine ka shume rendesi kjo perpjekje.Do te jete ne interes te industrise sone te turizmit”, u shpreh Karamanlis.  

Nga ana e tyre biznesmenet greke qe nuk duken te predispozuar te ulin cmimet, kane kerkuar qe qeveria te ule taksat dhe te ndihmoje me subvencione per punesimin e nje mase me te madhe njerezish ne keto biznese ,per ndryshe renia e turizmit do te shoqerohet me rritje te papunesise.

Vetem ne tre mujorin e pare sipas Institutit Kombetar te Statistikave eshte shenuar nje renie prej 20% ne prefekturen e Athines. Por edhe ne Greqine e Veriut humbjet nga prenotimet e turisteve gjermane dhe britanike qe jane burim kryesor i zones se Halkidhikise kalojne per kete tremujor shifren prej 25%.

Top Channel