
Diplomacia shqiptare tronditet serish nga nje skandal qe lidhet me trafikun e droges.
Sherbimet e Antidroges te policise turke dhe te Sherbimeve Sekrete, kane vene ne pranga sekretarin e dyte te ambasades shqiptare ne Maqedoni Agim Haxhia, pasi ne makinen me te cilen udhetonte iu gjeten 65 kilogram heroine e paster.
Ai kishte kaluar nga Maqedonia permes Bullgarise dhe eshte ne Turqi ne rruge tokesore. Burimet qe konfirmojne lajmin, nuk japin shume detaje se ku eshte zbuluar sasia e madhe e droges. Ajo qe dihet eshte se Agim Haxhia udhetonte me makinen e ambasades, me targa diplomatike.
Arrestimi i tij eshte bere qe ne daten 2 maj, por eshte mesuar nga burime te larta zyrtare vetem diten e merkure. Organet shqiptare te antidroges duket te mos jene perfshire fare ne kete operacion dhe lene jashte tij, pasi linja ne te cilen ishte implikuar diplomati shqiptar nuk e pershkonte Shqiperine.
Drejtues te larte te Interpol Tirana, te kontaktuar nga Top Channel, konfirmuan se edhe te enjten ata nuk ishin informuar per kete operacion super sekret dhe te bujshem te autoriteteve turke te sigurise. Nuk ka shume informacion nese ka te tjere te arrestuar ne kete operacion apo nese Haxhiu ishte pjese e ndonje rrjeti nderkombetar te trafikut te drogave, apo perdorej nga ndonje organizate per shkak te lehtesirave te levizjes me makinen dhe pasaporten e tij diplomatike.
Por mesohet se autoritetet turke duhet te kishin patur me pare informacion mbi perfshirjen e tij ne transportin e lendeve narkotike dhe e kane vene nen vezhgim. Zyrtari i arrestuar nuk ben pjese ne listen e diplomateve te karrieres, pasi ai eshte perfshire ne radhet e sherbimit diplomatik rreth tre vite me pare, ndersa punonte si gazetar ne Agjensine Shteterore te Lajmeve, ATSH.
Pak muaj me pare ishte ambasada jone ne Rome qe u perfshi ne nje skandal te ngjashem. Por atehere ishte shoferi i ambasades qe u kap nga policia italiane duke transportuar droge. Kesaj radhe behet fjale per nje rang te larte diplomatik.
Top Channel