
Nje ish-menaxhere e Michael Jackson ka paditur kengetarin, duke e akuzuar se nuk e ka paguar per punen dhe i ka kerkuar 44 milione dollare.
Raymone Bain tha se kishte rene dakord qe kengetari te paguante nje pjese te te ardhurave nga marreveshjet e siguruara prej saj, por ai nuk e kishte bere nje gje te tille. Bain me pas u be menaxhere e pergjithshme e kompanise se Jackson, qe merrej me ceshtjet e biznesit te mbretit te pop-it.
Ne padine e ngritur ndaj kengetarit thuhet se ai duhet te paguante 10 perqind te cdo marreveshjeje qe do te arrihej me asistencen e menaxheres. Ne marreveshje perfshihej rihedhja ne treg e albumit “Thriller” dhe nje seri koncertesh, qe do te mbahen ne Londer ne muajin korrik.
Pavaresisht problemeve te tilla, ish-menaxherja tha se nuk ishte penduar qe kishte punuar me Jackson.
Top Channel