Shefi i Komitetit Ushtarak te NATO-s, admirali Gianpaolo di Paola, ka deklaruar se situata ne Kosove eshte e qendrueshme, megjithese ka disa rajone te cilat jane me te ndjeshme se te tjerat, sic eshte veriu i Kosoves.

Pas takimit te shefave te shtabeve te ushtrive te vendeve anetare te Aleances, admirali Di Paola ka theksuar se KFOR-i dhe EULEX-i jane ne gjendje qe ta mbajne nen kontroll sigurine, pa marre parasysh disa rajone jo te qeta.

Me tej ai ka theksuar se procesi i formimit te Forcave te Sigurise se Kosoves, qe po behet nen mbikeqyrjen e NATO-s, eshte ne rrugen e duhur.

Top Channel