
Sir Alex Ferguson ishte fizikisht i pranishem ne ndeshjen e djeshme Arsenal-Manchester United, e vlefshme per gjysmefinalet e Champions League, por mendja e tij punonte tek nje tjeter vend.
Tekniku legjendar skocez, pavaresisht se nuk e ka treguar me gjeste, ka menduar per gjendjen shendetesore te ish nuses se djalit dhe dy niperve te tij, te cilet u perfshine ne nje aksident. Paraditen e djeshme, ish nusja e djalit, Nadine, po shoqeronte femijet ne shkolle ndersa eshte perplasur nga nje makine.
Ajo eshte transportuar menjehere ne spitalin e Liverpool, ndersa djali 10 vjecar Charlie eshte ne gjendje te rende. Me pozitive paraqitet situata per mbesen 6 vjecare Grace, e cila ia ka hedhur me disa plage te lehta. Gjendja shendetesore e mamase se tyre eshte e rende dhe serioze.
Sipas nje zedhenesi te United, Alex ishte shume i shqetesuar por nuk mund te mungonte ne Emirates. “Gjysmefinalja ishte shume afer dhe nuk kishte kohe. Eshte nje situate e tmerrshme sepse ka ndodhur ne nje moment shume te keq”, thekson zedhenesi.
Top Channel