Rama: Berisha, struktura paralele policie

06/05/2009 16:30

Kryetari i opozites, Edi Rama, celi kapitullin e rendit dhe sigurise publike te programit qeverises te Partise Socialiste, gjate nje takimi me ish-punonjes te policise.

Zoti Rama tha se synon qe qeverisja e tij te krijoje nje strukture te integruar te sigurise kombetare.

“Ne duam dhe do te ndertojme nje structure te integruar te sigurise kombetare. Kjo structure do te hartoje politika per rendin dhe sigurine publike per sherbimin e emergjencave civile, per qarkullimin e informacionit dhe per mbrojtjen e integritetit territorial”, u shpreh Rama.

Shefi i socialisteve u ndal me tej ne nje problem qe eshte ndeshur shpesh ne vend sa here nderrohen pushtet, tek politizimi i strukturave te policise se shtetit. Ajo qe Partia Socialiste, mendon te realizoje eshte ringritja e dinjitetit te punonjesve te policies.

“Duam ta kthejme edhe polcin me te thjeshte ne simbol te shtetit, duke mos lejuar me te jete karikatura e pushtetit”, u shpreh Rama.

Kreu socialist leshoi nje premtim te ri kur tha se pas 28 qeshorit do te kete vetem nje polici ajo e shtetit shqiptar, duke shmangur shume struktura policie qe ekzistojne sot dhe qe sjellin sic tha ai mbivendosje te kompetencave dhe konfuzion.

Top Channel