Eshte lene i lire pas mbajtjes per kater ore ne qeli, kreu i levizjes “Vetevendosje”, Albin Kurti. Policia maqedonase e arrestoi ne piken kufitare te Bllaces rreth ores 19:30.

Policia nga ana e saj nuk beri te ditur asnje arsye per ndalimin e Kurtit, duke u shprehur se gjithcka do t’a beje te ditur te merkuren.

Arsyetimi qe i eshte dhene nje aktivisti i cili po e shoqeronte, ishte se Kurti do te mbahej dhe do te merrej ne pyetje nga inspektoret e Ministrise se Puneve te Brendshme te Maqedonise, per te verifikuar kalimin e tij ne territorin e Maqedonise.

I kontaktuar ne telefon nga zyra e Top Channel ne Shkup, Kurti deklaroi se nuk i di arsyet e ndalimit.

Ai u shpreh se ka pritur dy ore ardhjen e inspektoreve te Ministrise se Brendshme qe e kane marre ne pyetje lidhur me emrat e anetareve te kryesise se levizjes “Vetvendosje”.

Top Channel