Kryqi i Kuq: Dhjetera viktima civile ne Afganistan

06/05/2009 09:45

Dhjetera civile, mes te cileve gra dhe femije, kane gjetur vdekjen nga sulmet ajrore amerikane ne Afganistan.

Lajmin e ka bere te ditur Kryqi i Kuq, sipas te cilit civilet ndodheshin ne shtepite e tyre ne provincen e Farahut, kur ato u goditen nga amerikanet. Presidenti Hamid Karzai njoftoi se ka urdheruar nisjen e hetimeve per ngjarjen.

Pasojat e sulmit te fundit ne perendim te vendit do te jene edhe pjese e bisedimeve te tij me presidentin Obama, me te cilin takohet sot ne Washington.

Prej kohesh Karzai ka kerkuar qe forcat amerikane te tregojne kujdes per viktimat civile.

Top Channel