Vendimi per ngritjen e nje kishe ortodokse ne qender te Shkupit ka ngjallur reagime jo vetem ne sferat politike ne Maqedoni.

Don Llush Gjergji, famulltar i Prizrenit dhe njekohesisht biograf zyrtar i Nene Terezes, eshte shprehur kunder ndertimit te kishes dhe kerkon qe hapin e pare per bllokimin e projektit ta ndermarre partia shqiptare ne qeveri, BDI.

“Cdo ndertim eshte nje manipulim dhe ky ndertim nuk i sherben as kishes, as qeverise maqedonase dhe askujt”, tha Gjergji.

“Nese kjo eshte nje iniciative vetem e qeverise, atehere partite shqiptare ne koalicion duhet te reagojne”, shtoi ai.

Top Channel