Kartat e identitetit, pa aplikime 37 komuna

06/05/2009 20:10

Ne me pak se nje muaj nga dita e votimeve jo te gjitha njesite e pushtetit vendor kane nisur procesin e aplikimeve per kartat e identitetit.

Jane me dhjetra komuna ne te gjithe vendin ku ky proces nuk ka nisur ende. Sipas korrespondenteve tane ne prefektura, ne 11 qarqe, pa perfshire Tiranen, jane rreth 37 komuna ku asnje prej banoreve te tyre nuk ka mundesi te aplikoje per shkak te mos hapjes se qendrave te aplikimit.

Vetem nga prefektura e Lezhes njoftohet se jane hapur te gjitha qendrat, megjithese edhe atje ka probleme te shpeshta me aparaturat dhe linjen e internetit, gje qe pengon shpesh procesin e aplikimit te shtetasve.

Ne qarkun e Korces, Dibres, Shkodres, Beratit, Kukesit dhe Gjirokastres jane deri ne 6 komuna qe nuk kane nisur ende te realizojne procesin e aplikimit per kartat e identitetit.

Harta e zonave ku nuk ka nisur aplikimi eshte edhe me e zgjeruar. Te marten dhe te merkuren pothuajse ne pjesen me te madhe te vendit ka nisur te zbatohet aplikimi me 200 leke per te gjithe shtetasit qe nuk kane pasaporte.

Ndersa Ministria e Brendeshme eshte kujdesur per te bere njoftimet edhe nepermjet SMS-ve per te nxitur shtetasit te aplikojne, ka ende shume persona qe nuk kane pasaporta qe nuk i jane drejtuar pikave te aplikimit. Ndersa numri i kartave te identitetit te shperndara eshte shume me i ulet.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta