Presidenti i Turqise Abdullah Gyl ka rikonfirmuar mbeshtetjen e vendit te tij per Kosoven, per perballimin e sfidave qe shteti i ri ka perpara.

Ne mesazhin e tij drejtuar Forumit ekonomik euro-aziatik, Gyl ka pershendetur homologun kosovar Fatmir Sejdiu per pjesemarrjen, si dhe i ka dhene atij garancine e tij per mbeshtetje te metejshme.

Gjithashtu, Gyl ka premtuar lobim per zgjerimin e njohjes se pavaresise se Kosoves edhe nga ato vende qe nuk e kane ndermarre ende kete hap.

Ndersa presidenti Sejdiu, nga ana e tij ka falenderuar Gyl per mbeshtetjen dhe ka shprehur gatishmerine e Kosoves per thellimin e marredhenieve mes dy vendeve.

Top Channel