Gripi i derrave, dyshime per nje rast ne Kosove

06/05/2009 13:15

Njoftohet rasti i pare i dyshimte i gripit te derrave ne Kosove. Lajmin e kane bere te ditur zyrtare te Institutit te Shendetit Publik.

Sipas informacioneve, pritet perfundimi i analizave per te kuptuar nese kemi vertete rastin e pare me gripin A. Behet fjale per nje paciente nga komuna e Vitise, te shtruar ne Qendren Klinike Universitare, me probleme ne zemer dhe mushkeri.

Ajo ishte kthyer nga Zvicra dy jave me pare. Autoritetet shendetesore kosovare kane marre masat per te perballuar situaten, nese do te konfirmohet mberritja e virusit H1N1.

Top Channel