Gripi i derrave, alarm ne nje anije te marines amerikane

06/05/2009 09:25

Alarmi per gripin e derrave mberrin ne marinen amerikane.

Nje mision i parashikuar humanitar drejt disa vendeve te Paqesorit Jugor, eshte shtyre per nje anije pasi nje marinar ka shfaqur simptoma te semundjes. Rreth 50 marinare te tjere ne anijen USS Dubuque, kane pasur gjithashtu shenja te vrusit H1N1.

Nje zedhenes i marines tha se po shihen alternativa te tjera per te kryer misionin. Me anijen udhetojne zakonisht 400 pjesetare te ekuipazhit dhe 900 marinsa. Personat e semure po trajtohen me antivirale, ndersa atyre te paprekur u jane dhene profilaktike.

Ne SHBA eshte regjistruar rasti i pare i vdekjes tek nje shtetas amerikan. Behet fjale per nje grua rreth te 30-ave nga Teksasi.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta