
Nje avion i ri i linjes Boeing pritet te nise nje epoke te re ne qiejt e botes.
“Boeing 787 Dreamliner” me perberje te larte karboni dhe shume risi te tjera po i nenshtrohet testeve te fundit dhe shume shpejt do prese pasagjeret e pare. Ashtu si ne Formula 1 edhe inxhinieret e ketij avioni kane bere ndryshime rrenjesore ne aereodinamike e motorr. Aktualisht po kryhen testet e karburantit dhe sistemit te fuqise.
Kjo faze verifikimesh do pasohet nga testet ne nje piste me shpejtesi te larte per te analizuar funksionimin e kraheve. Ne ndertimin e”Dreamliner” kane marre pjese disa shtete. Ky avion eshte i pari i nje gjenerate te re qe do shkurtoje shpenzimet me 20 % dhe karakterizohet nga nje aereodinamike teresisht moderne. Motoret e General Electric e Rolls Royce jane me te paster.
Ende pa dale ne fluturimin e pare ka pasur kerkesa per 886 avione nga 57 kompani, te dhena rekord ne historine e aviacionit. “Boeing 787 Dreamliner” mund te transportoje 200 deri ne 300 pasagjere.
Top Channel