Beogradi shpreson ne arritjen e nje marreveshjeje me Uashingtonin, qe qendrimi i tij ndaj Kosoves te mos pengoje marredheniet mes dy vendeve.

Sipas gazetes “Blic” per kete qellim do te shfrytezohet vizita ne Serbi e nenpresidentit amerikan, Jo Biden, ku synohet te eliminohet tema e Kosoves. Beogradi kerkon qe Shtepia e Bardhe te mos minoje me politiken e tij ndaj Prishtines ne planin nderkombetar dhe te heqe dore nga presionet mbi Serbine per te bere koncesione, qe mund te aludonin ne njohjen e pavaresise se Kosoves.

Beogradi do te garantonte nga ana e tij vazhdimin e politikes qe garanton stabilitet ne rajon dhe te mos pengoje jeten e qytetareve dhe zhvillimin e ekonomise, por duke respektuar se Kosova nuk eshte shtet i pavarur.

Top Channel