Maqedoni, policia arreston Albin Kurtin

05/05/2009 21:45

Policia maqedonase ka arrestuar mbremjen e sotme ne kufi liderin e levizjes “Vetevendosje”, Albin Kurti.

Lajmin e bejne te ditur burime policore maqedonase, sipas te cilave Kurti u ndalua se bashku me nje aktivist tjeter te levizjes se tij.

Motivet e arrestimit jane ende te paqarta, por sipas burimeve ato pritet te zbardhen diten e neserme.

Albin Kurti ishte drejtuar per ne Maqedoni per te marre pjese ne 3-vjetorin e levizjes “Zgjohu”.

Top Channel