“SHBA dhe Suedia te pranojne se me ofruan marreveshje per imunitet ndaj ndjekjes penale”. Kete i ka kerkuar Gjykates se Hages ish-udheheqesi i serbeve te Bosnjes, Radovan Karaxhic.

Ai ka depozituar nje mocion ne Hage, ku po gjykohet pas akuzave per genocid. Sipas tij, te dhenat per kete marreveshje jane kritike per ceshtjen. Karaxhic pretendon per ekzistencen e nje marreveshjeje me zyrtarin e larte amerikan Richard Holbrooke ne vitin 1996, sipas se ciles ai kishte rene dakord te zhdukej nga skena publike ne kembim te imunitetit nga ndjekja penale per krime lufte.

Holbrooke ndihmoi ne negociatat per t’i dhene fund luftes se Bosnjes se bashku me ministrin e Jashtem suedez Carl Bildt. Ai ka mohuar deklaratat e Karaxhic, qe u arrestua vitin e kaluar pas 13 vjetesh ne arrati.

Top Channel