Vrasja, hetimet ne sekret te plote

04/05/2009 15:15

Dy dite pas ekzekutimit te deputetit socialist, Fatmir Xhindi, komisioneri per Zgjerimin Olli Rehn u ka bere apel autoriteteve shqiptare te hetojne kete krim me shume kujdes per te derguar para drejtesise autorin e saj.

Ne deklaraten per shtyp, Olli Rehn, thekson se denon me force vrasjen e Fatmir Xhindit dhe i percjell ngushellime te sinqerta familjes e miqve te tij.

Nderkohe grupi hetimor i kryesuar nga Prokuroria e Krimeve te Renda ka renditur te gjitha pistat e mundshme por hetimet po zhvillohen ne sekret te plote per shkak te cilesive te vecanta te viktimes.

Pjesetare te grupit te hetimit thane se pas ngritjes se pistave po behet perjashtimi i tyre mbi bazen e provave. Pjesetare te grupit hetimor thane jo zyrtarisht se jane verifikuar dyshimet per nje konflikt pronesie ne fshatin Kurjan ashtu sikurse edhe nje mosmarreveshje ndodhur kohe me pare.

Burime te tjera nga Laboratori i Kriminalistikes pohuan se ne pakon e aspirinave qe dyshohet se i ka perdorur autori apo autoret nuk jane gjetur gjurme. Te njejta burime shtojne se nga llogaritja e distances se plumbave te vendngjarje por edhe ne trupin e viktimes eshte bere nje skenar se si eshte qelluar deputeti.

Pasi e ka pritur per mese 40 minuta ne kete vend, autori dyshohet te kete perdorur arme per here te pare, pasi nga shperndarja e plumbave tregohet se arma i ka dale nga kontrolli ndersa qellonte. Nga menyra se si eshte qelluar, sipas eksperteve tregohet se pas te shtenave ne distance jane realizuar edhe qitje nga afer.

Nga zbardhja e tabulateve telefonike nuk eshte gjetur asgje qe mund t’i ndihmoje ata me tej per hetimet. Nderkohe qe jane marre e po ballafaqohen deshmite e te gjithe fshatareve dhe personave qe e kane pare gjate dites viktimen.

Top Channel