Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci u ka bere thirrje te gjithe qytetareve, perfshire atyre serbe, qe te kthehen ne shtepite e tyre ne Kosove.

Ne nje konference te perbashket per shtyp me ministrin per Kthim dhe Komunitete Sasha Rashic, Thaci ka deklaruar se qeveria e tij do te ndihmoje ne procesin e kthimit duke krijuar kushte jetese per te zhvendosurit.

Gjithashtu, Thaci i ka bere apel Beogradit qe te mos pengoje kthimin e minoritareve serbe ne Kosove.

I pyetur lidhur me trazirat ne Mitrovice, ku serbet kundershtojne ndertimin e shtepive per shqiptaret, kryeministri ka theksuar se procesi i kthimit nuk duhet te marre karakter politik.

Nga ana tjeter, edhe ministri Rashic ka nenvizuar se dikasteri i tij po punon me perkushtim per kthimin e te zhvendosurve, pa dallim etnie.

Top Channel