“Te gjithe me huqe” ngjit ne skene Zhustin e Trebicken

04/05/2009 16:00

Ata janë gjashtë persona të cilët vuajnë nga simptoma të ndryshme. Me orë të tëra presin mjekun psiko-analist për t’u konsultuar por më kot pasi, e shohin se me njëri- tjetrin, me durimin dhe humanizmin, ia dalin pa nevojën e tij.

Ky është pak a shumë mesazhi që sjell komedia “Të gjithë me huqe”, e autorit francez Laurent Baf, e që u ngjit premierë në skenën e Teatrit Kombetar.

Psiko-analisti Fredi, interpretuar prej Viktor Zhustit, vishet pas petkut të sëmurit më të cuditshëm, i cili në cdo kohë në publik apo kudo ndodhet, vuan nga simptoma e fjalëve banale.

Fill pas shfaqes, i ndikuar nga një emocion i fortë, pas 20 vjet shkeputjesh nga skena aktorit, Viktor Zhustit, i lexohet qartë lodhja dhe emocioni.

“Ishte nje shfaqje e mire dhe koleget bene c’ishte e mundur te me ndihmonin dhe te ishin bashkepunetore”, u shpreh Zhusti.

Por përkrah tij ka qenë dhe një tjetër aktor tepër simpatik i njohur për batutat e tij, Roland Trebicka, i cili vlereson se ekipi i aktoreve ka qene shume i mire, duke vene ne dukje rikthimin e Zhustit qe i ka munguar publikut prej 20 vjetesh.

Nuk dihet se si është varianti origjinal, pasi regjisori Gezim Kame shprehet se e ka përshtatur atë me mentalitetin shqiptar, aq sa sic shprehet dhe ai vetë autori francez nuk ka për ta njohur kur ta shohë veprën e tij.

Top Channel