Shkupi distancohet nga konsulli maqedonas

04/05/2009 16:05

Qeveria e Maqedonise eshte distancuar nga deklarata e konsullit maqedonas ne Beograd, Aleksandar Novotin, i cili ka deklaruar per mediat lokale se Shkupi zyrtar do te mbeshtese vendimin e GJND-se per Kosoven.

Ne nje deklarate per mediat, zedhenesi i qeverise maqedonase, Shefik Duraku eshte shprehur se Novotin ka dhene vetem qendrimin e tij personal, pasi nuk eshte i autorizuar te flase ne emer te qeverise.

“Per qendrimet e qeverise mund te flasin vetem kryeministri, ministrat dhe zedhenesit e tyre. Ne kete rast behet fjale per nje qendrim personal ose per nje manipulim te mediave serbe”, ka pohuar Duraku.

Top Channel