SHBA i kerkon Bangladeshit te njohe Kosoven
04/05/2009 13:05
SHBA kerkon nga Bangladeshi te njohe Republiken e Kosoves.
Sipas agjencise se lajmeve Reuters, ambasadori amerikan ne Daka, James F. Moriarty pati nje takim me ministrin e Jashtem te Bangladeshit, Dipu Moni, ku ka lobuar per njohjen e pavaresise. Bangladeshi eshte vendi i trete me i madh me popullsi myslimane ne bote.
Ambasadori amerikan ka thene se do te perpiqet qe te takoje kryeministrin Sheik Hasina per t’i caktuar nje takim me presidentin Barack Obama. “Une i bej thirrje qeverise se Bangladeshit qe ta rishikoje ceshtjen dhe nese eshte e mundur, te ece perpara me njohjen”, ka thene Moriarty.
Ambasadori amerikan ka theksuar se 58 shtete e kane njohur shtetin e Kosoves.
Top Channel