Maqedoni, Gruevski shpreson ne heqjen e vizave

04/05/2009 18:45

Qeveria e Republikes se Maqedonise shpreson se gjate ketij viti per shtetasit e saj do te hiqen vizat per ne vendet e BE-se.

“Presim qe deri ne fund te ketij viti Komisioni Evropian te sjelle nje vendim per heqjen e regjimit te vizave. Qeveria po lobon ne vendet evropiane”, deklaroi kryeministri Nikolla Gruevski.

Ai theksoi se kjo çeshtje eshte nje nder prioritet kryesore te Qeverise dhe se ne kete drejtim jane permbushur kriteret baze te parashtruara nga KE.

Nderkohe qe po jepen deklarata te tilla ne Shkup, nga Brukseli vijne porosi se vendi edhe pse eshte ne rruge te mire per heqjen e vizave, ende duhet te punoje ne permbushjen e reformave.

Top Channel