Permes nje proteste ne sheshin qendror te Shkupit shoqata e gazetareve maqedonas protestoi sot per kushtet dhe presionet qe gjykatat dhe institucionet ushtrojne ndaj punes se tyre.

“Ne Maqedoni po zhvillohen mbi 160 procese ndaj gazetareve dhe gjobat ndaj tyre shkojne ne qindra mijera euro. Ja se ne c’kushte punojme”, eshte shprehur nje prej gazetareve.

Perfaqesuesit e shoqates se reportereve kane paralajmeruar me pershkallezim te protestave nese kushtet e tyre nuk plotesohen.

“Shoqata e gazetareve do te jete me agresive dhe do protestoje para institucioneve qe duan te shkelin fjalen e lire”, ka pohuar gazetari Gazmend Ajdini.

Top Channel