Partia Demokratike e Kosoves, e udhehequr nga kryeministri Hashim Thaci vazhdon te dominoje skenen politike ne Kosove.

Kete e thote nje sondazh i kryer se fundmi nga Instituti Nacional Demokratik, sipas te cilit PDK kryeson me 44 per qind te preferencave te popullsise kosovare.

Ne ankete, e publikuar sot nga mediat kosovare, bie ne sy renia e mbeshtetjes per partine LDK dhe LDD te Nexhat Dacit.

Sipas sondazhit, partia e presidentit Sejdiu renditet ne vend te dyte me 19.8%, e ndjekur nga AAK e Ramush Haradinajt me 13.5%.

Me pas vijne AKR e Behxhet Pacollit me 11 per qind, LDD me 4.8% dhe partite e tjera me nga 6%.

Top Channel