“Gerdeci”, procesi nuk hapet

04/05/2009 15:00

Gjykata e Larte e ka shtyre seancen gjyqesore ne ngarkim te 29 te pandehurve dhe shoqerise “Albademil”, qe akuzohen nga Prokuroria e Pergjithshme si shkaktare per tragjedine e Gerdecit. (UDPATE)

Mungesa e te pandehurit Shkelzen Madani dhe avokatit te tij per arsye shendetesore, ngaterresa e te pandehurit Dritan Minxholli, ne prokuren per avokatin e tij, ku kishte nenshkruar me ermin Artan, mungesa e prokures per te pandehurit gjeneral Agim Lala, dhe Fahri Toska, kane qene kater arsyet qe e detyruan Kolegjin Penal te drejtuar nga Besnik Ymeraj ta shtyne kete seance e cila u zhvillua pa pranine e kamerave televizive.

Ne sallen e gjyqit nga te pandehurit te cilet jane ne gjendje arresti, ka qene vetem Sokol Ngjeci, i cili mesa duket do te jete i vetmi qe do te marre pjese ne proces nga ata qe ndodhen ne burgun 313. Tre te akuzuarit e tjere, Delijorgji, Minxholli dhe Pinari kane kerkuar qe ne proces te perfaqesohen nga avokatet perkates edhe pa pranine e tyre.

Nga te gjithe gjeneralet e akuzuar, ne salle ndodhej vetem ish-shefi i Shtabit te Pergjithshem Luan Hoxha, i cili tha se do te mungoje ne seancat e radhes dhe do te perfaqesohet me avokatin e tij. Edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka preferuar te dergoje dy avokatet e tij, te cilet do ta perfaqesojne ate edhe ne mungese te tij.

Per shkak se te pandehurit dhe mbrojtja e tyre, nuk ka qene e gjitha prezente ne sale grupi i 5 prokuroreve qe do te paraqesin akuzen nuk e mori dot fjalen.

Sokol Stojani, Arben Dollapi, Arqile Koca, Alfred Progonati si edhe Kujtim Luli, te cilet thane se jo domosdoshmerisht duhet te jene te peste ne salle ne seancat ne vazhdim dhe jane grupi i cili do te perfaqesoje akuzen e shtetit shqiptar ne procesin me te bujshem te viteve te fundit.

29 avokate ishin prezente ne salle, ndersa vetem nje i pandehur Zenun Ferro nuk pranoi te mbrohet ne kete proces me avokat, por ka kerkuar te vetembrohet.

Avokati Arben Prifti ka marre persiper te mbroje me shume te pandehur ne proces, tre prej tyre, Delijorgjin, Minxhollin, Juliana panaritin, si edhe shoqerine “Albademil”.

Top Channel