
MSV Duisburg interesohet per Altin Lalen. Skuadra e mirenjohur ne futbollin gjerman, e krijuar ne vitin 1902 dhe
nje prej pjesemarreseve te para ne Bundeslige, kur ky kampionat u krijua ne vitin 1963, e shohin kapitenin e Kombetares shqiptare si nje prej perforcimeve nese sigurohet ngritja ne elite.
Trajneri Peter Neururer ka hedhur syte nga 33-vjeçari kuqezi dhe shoku i tij i skuadres te Hanoveri, Çavdar Jankov, si lojtaret qe i nevojiten skuadres ne sezonin e ardhshem, per te konkurruar si te denje me me te miret. Sot Duisburgu luan
me Greuther Furtin dhe ne rast fi toreje, ata do te rikthehen ne luften per t’u ngjitur ne Bundeslige, pas disa vitesh ne kategorine e dyte (Bundesliga II).
Gjithsesi, transferimi i Lales duket i veshtire. Mesfushori do te rinovoje kontraten edhe per dy vjet te tjera
me Hanoverin, ndersa ne te ardhmen per te eshte rezervuar nje post ne klub. Vetem deshira per te luajtur vazhdimisht mund
ta shtyje kavajasin te kerkoje nje tjeter aventure.
Top Channel